Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e parë këtë merkato.
“Djajtë e kuq”, kanë transferuar sulmuesin brazilian, Matheus Cunha nga Wolvesi, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez përmes një postimi në rrjetin social X-(ish-Twitter).
Our first signing of the summer has been agreed ??✍️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) June 1, 2025
Cunha ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me klubin, e cila e mban të lidhur me Man United deri në vitin 2030.
Klubi anglez ka paguar klauzolën e lirimit të lojtarit, që kap vlerën e 73 milionë eurove.
26-vjeçari ka zhvilluar një super sezon tek Wolvesi ku ka shënuar 15 gola e gjashtë asistime, në 33 ndeshje në Premier League.
Ai ishte pjesë e Wolvesit nga janari i vitit 2023 kur u transferua nga Atletico Madridi./Arbresh.info
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme