190 milionë euro, kaq kërkon Manchester Unitedi për Paul Pogban
Paul Pogba është dëshira numër një e Zinedine Zidane për mesfushën e Real Madridit për sezonin 2019/20.
Francezi e ka lavdëruar bashkëkombësin që kur është kthyer në “Santiago Bernabeu” dhe ka përsëritur disa herë se do të bëjnë shumë ndryshime në skuadër, pas një sezoni zhgënjyes, Pogba është i pari në listë.
Mirëpo, edhe pse raportohet se Pogba ka shprehur dëshirën për ta veshur fanellën e bardhë, “Djajtë e Kuq” nuk duan të ndodhë diçka e tillë dhe për këtë kanë vendosur që të tentojnë ta frikësojnë Realin duke i vendosur një çmim marramendës 26-vjecarit.
Sipas “Daily Mail”, United i ka vendosur çmimin 190 milionë euro mesfushorit francez, duke tentuar që të përfitojnë sa më shumë edhe nëse nuk arrijnë ta mbajnë, të paktën synojnë që të nxjerrin një shumë të majme nga shitja e tij.
Një shifër goxha e lartë për Real Madridin, të cilët ishin përgatitur për të negociuar dhe ulur çmimin, që do të fillonte nga 150 milionë euro, mirëpo tani duhet të synojnë që të bëjnë ulje nga 190 milionë.
Pogba është pjesë e Manchester United që nga viti 2016, kur u transferua nga Juventusi për 105 milionë euro.
Ai ka bërë 133 paraqitje deri më tani me “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar 31 gola.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...