Manchester United ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e mbrojtësit Diogo Dalot.
Portugezi edicionin e kaluar kaloi huazim te AC Milan, skuadër që kërkoi t’ia vazhdonte huazimin, por nuk u arrit marrëveshje shkaku i kërkesave të klubit anglez.
Sidoqoftë, Manchester Evenings, raporton se United preferon ta mbajë Dalotin për edicionin 2021/22 duke marrë parasysh përformancat e shkëlqyera në “Euro 2020” dhe paraqitjet e mira në parapërgatitjet.
Ndërkohë, AC Milan është afër të kompletojë huazimin e Alessandro Florenzit nga Roma me mundësi blerje në fund të sezonit.
Dalot gjithashtu është i hapur të mbetet në “Old Trafford” dhe të luftojë për pozitën në formacionin bazë./Lajmi.net
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...