Manchester United raportohet të jetë informuar se ata do të jenë në gjendje për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, për vetëm 4.6 milionë funta gjatë merkatos dimërore të transferimeve.
Mandzukic është përfolur shumë për transferim në Old Trafford gjatë merkatos verore, por vazhdoi qëndrimin te kampioni i Italisë edhe me përfundimin e afatit kalimtar, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme futboll te Juventusi këtë sezon dhe pritet nga të gjithë të largohet qysh në fillim të 2020-ës.
United vazhdon të përflitet për nënshkrimin me një sulmues me eksperiencë dhe sipas Calciomercatos, Juventusi i ka thënë skuadrës së Ole Gunnar Solskjaerit se ata janë të hapur për të zhvilluar bisedime me kroatin nëse ofrojnë 4.6 milionë funta.
Kampioni i njëzetfishtë i Anglisë ka si prioritet nënshkrimin në janar me një sulmues të ri, ndonëse edhe Sevilla mund t’i rivalizojë në garën për shërbimet e Mandzukic./arbresh.info/
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...