Manchester United e ka mbyllur fazën e ligës në Ligën e Evropës me fitore 2-0 në udhëtim te FCSB.
Djajtë e Kuq kishin vështirësi të gjenin rrjetën në pjesën e parë, pasi skuadra rumune ishte e mobilizuar në mbrojtje.
Por, në 45 minutat e dytë, lojtarët e Ruben Amorim ia dolën të shënonin dy herë.
Manchester Unitedin në epërsi e kaloi Diogo Dalot në minutën e 60-të, kur u asistua prej Kobbie Mainoo.
Talenti anglez më pas kaloi në golashënues, kur u shërbye shumë mirë prej Alejandro Garnachos tetë minuta më vonë për 2-0.
Manchester United e mbyll këtë fazë me 18 pikë, ndërsa në fazën e eliminimit direkt duhet të pres fituesit e duelit që zhvillojnë skuadrat si, Real Sociedad, Galatasaray, Middtyjland dhe Union SG. /Telegrafi/
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua