Man United i gatshëm ta rivalizojë Arsenalin për shërbimet e Gyokeresit

23:29 | 19 Maj 2025
D.H

Manchester United është gati t’i bëjë konkurrencë Arsenalit për transferimin e sulmuesit të Sportingut, Viktor Gyökeres.

Sulmuesi suedez ka njoftuar se do të largohet nga klubi këtë sezon, dhe tashmë gara për transferimin e tij po bëhet e ashpër, nga dita në ditë, shkruan Arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” kanë shfaqur interes serioz për bomberin suedez, ndërsa trajneri i ri Ruben Amorim po mundohet të rikthejë ish-sulmuesin e tij nën drejtimin e tij edhe në Premier League.

Amorim e njeh mirë Gyökeres nga koha e tyre së bashku te Sporting Lisbona dhe beson se ai do të ishte përforcimi ideal për repartin ofensiv të “Djajve të Kuq”.

Në këtë mënyrë, rivaliteti mes dy gjigantëve anglezë për firmën e Gyökeres pritet të jetë i ashpër gjatë merkatos së verës.

Suedezi është ndjekur nga afër nga Arsenali tash e disa kohë dhe lufta kryesisht do të jetë mes këtyre dy ekipeve për transferimin e tij.

Gyokeres këtë sezon ka shënuar 53 gola dhe 13 asistime në 51 ndeshje të luajtura për Sportingun./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm