Man City synon Pedro Neton, Chelsea kërkon 70 milionë funte

23:31 | 2 Gusht 2026
E H

Chelsea raportohet se ka vendosur çmimin prej 70 milionë funtesh për Pedro Neton, mes interesimit në rritje nga Manchester City për sulmuesin portugez.

Sipas “The Sun”, Neto është një nga objektivat kryesorë të kampionëve të Anglisë për repartin ofensiv, ndërsa trajneri Enzo Maresca thuhet se është një nga mbështetësit kryesorë të këtij transferimi.

Maresca e njeh mirë futbollistin nga periudha kur të dy ishin pjesë e Chelseat dhe besohet se e konsideron atë një përforcim ideal për sezonin e ri.

Interesim për 26-vjeçarin ka shfaqur edhe Milani, i cili e sheh Neton si alternativën kryesore në rast se Rafael Leão largohet nga “San Siro” para mbylljes së afatit kalimtar.

Chelsea nuk e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje sulmuesin portugez, por sipas raportimeve është i gatshëm të shqyrtojë oferta që afrohen me vlerësimin prej 70 milionë funtesh.

Sezonin e kaluar në Premier League, Pedro Neto regjistroi pesë gola dhe gjashtë asistime, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin ofensiv të londinezëve.

Shpërndaje në rrjete sociale