Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka qenë i qartë me drejtuesit e klubit: Ferran Torres nuk është në shitje gjatë kësaj vere.
Sipas raportimit të “Mundo Deportivo”, strategu gjerman e konsideron sulmuesin spanjoll një pjesë kyçe të projektit të tij dhe ka kërkuar që ai të mbetet në skuadër, pavarësisht interesimit që është raportuar nga Paris Saint-Germain.
Madje, Barcelona planifikon t’ia zgjasë kontratën Torresit pas mbylljes së afatit kalimtar, konkretisht pas muajit shtator. Rinovimi do të aktivizojë një klauzolë të detyrueshme prej tetë milionë eurosh që katalunasit duhet t’ia paguajnë Manchester Cityt.
Flick e sheh 26-vjeçarin si një lojtar me rëndësi të madhe pas largimit të Robert Lewandowskit, duke vlerësuar aftësinë e tij për të luajtur në disa pozita në repartin ofensiv, si dhe mentalitetin konkurrues që sjell në skuadër.
Edhe pse fituesi i Kupës së Botës me Spanjën është përfolur për një transferim te Paris Saint-Germain, burime të brendshme të klubit insistojnë se Barcelona nuk ka ndërmend ta shesë.
Sipas të njëjtit burim, vetëm nëse vetë Torres kërkon largimin, drejtuesit katalunas do të ishin të gatshëm të shqyrtonin një ofertë.
Aktualisht, sulmuesi ndodhet në pushime pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës dhe nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për t’u larguar. Për këtë arsye, Barcelona vazhdon ta konsiderojë Ferran Torresin pjesë të pandashme të planeve të Flickut për sezonin e ri./Telegrafi/
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...