Manchester City raportohet se nuk është duke menduar të shtroj një ofertë për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang, pavarësisht spekulimeve të fundit që pretendonin ndryshe.
Thashethemet dje sugjeruan që Pep Guardiola ka vendosur si shënjestër të mundshme për transferim reprezentuesin gabonez pasi dështoi oferta prej 70 milionë funta nga Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ‘BBC Sport’ pretendon që këto raporte janë të pavërteta dhe që Guardiola nuk është i interesuar në transferimin e Aubameyang për shkak të prezencës së Gabriel Jesus dhe Sergio Agueros tashmë në skuadër.
27-vjeçari është kërkuar gjithashtu për transferim në Liverpool këtë verë dhe mësohet se është i kënaqur me idenë që t’i bashkohet trajneri Jurgen Klopp te klubi në Anfield./arbresh.info
Pas vendimit të KQZ-së, nis rinumërimi i votave
Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuv...
Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres p...
Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Zgjedhim Dani...
“Po zihen femrat për ty”, Elijona flet me Limin për Albën, D...
Apple i drejtohet Google për të mundësuar përmirësimin e int...