Kampioni në fuqi i Premierë Ligës e ka turpëruar skuadrën e Brunleyt pasditen e sotme (e shtunë).
Manchester City ka regjistruar fitore me rezultat të thellë dhe tronditës 5 me 0 në takimin e zhvilluar pasditen e sotme si nikoqir në stadiumin Etihad në kuadër të xhiros së tetë në Premierë Ligë kundër Burnleyt, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero dërgoi fillimisht në epërsi “Qytetarët” duke realizuar për 1 me 0 pas asistimit nga David Silva derisa po zhvillohej minuta e 17′.
Mysafirët arritën t’i përmbahen presionit të madh nga skuadra e Pep Guardiolas në vazhdim duke përfunduar pjesën e parë të ndeshjes me rezultat minimal 1 me 0. Mirëpo, gjërat ndryshuan qysh në fillim të fraksionit së dytë dhe golat nuk kishin të ndalur tutje.
Bernardo Silva dyfishoi epërsinë në minutën e 54′ për 2 me 0 (sërish asistues David Silva) para se Fernandinho të realizonte vetëm dy minuta më vonë për 3 me 0.
Lojtari që theu rekord me transferimin e tij te Manchester City, Riyad Mahrez realizoi golin e katërt në minutat e fundit të takimit (83′), por talenti gjerman Leroy Sane shënoi golin e fundit për 5 me 0 për kampionin anglez.
Manchester City qëndron tani në krye të tabelës në Premierë Ligë me 23 pikë, dy më shumë se Chelsea në pozitën e dytë, ndërsa Burnley qëndron në mes të tabelës në pozitën e 13-të me vetëm tetë pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat brenda këtij takimi:
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun