Manchester City po synon të përshpejtojë bisedimet me Rodrin për një zgjatje kontrate, pasi drejtuesit e klubit duan të sigurohen sa më shpejt për angazhimin afatgjatë të mesfushorit spanjoll.
Interesi i Real Madridit e ka shtuar edhe më shumë presionin mbi ish-kampionët e Anglisë, raporton GiveMeSport.
Man City e sheh Rodrin si lojtar kyç për të ardhmen, ndaj drejtuesit dhe Guardiola kërkojnë me ngulm ta sigurojnë sa më shpejt nënshkrimin e tij në një kontratë të re.
Ai ka fituar katër tituj kampioni, një Ligë të Kampionëve, një FA Cup, një Botëror Klubesh dhe shumë trofe të tjerë.
29-vjeçari, që u transferua nga Atlético Madrid në vitin 2019 për 72 milionë euro, është bërë një nga liderët e skuadrës së Guardiolës.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...