Manchester City ka fituar në fund me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.
Qytetarët ishin afër të ndaleshin në Etihad nga Fulhami në një ndeshje shumë interesante dhe të luftuar nga të dyja skuadrat, me Cityn që luajti nga minuta e 28-të pa Joao Cancelon e ndëshkuar me të kuq.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por të dyja skuadrat arritën ta tundin rrjetën nga një herë, shrkuan telegrafi.
Të parë në epërsi kaluan City me anë të Julian Alvarez (16’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Andreas Pereira (28’) barazoi shifrat nga penalltia 1-1.
Në pjesën e dytë, ekipi i Pep Guardiolas dominoi plotësisht duke krijuar raste në tentim për të gjetur golin e epërsisë dhe fitores.
Atë e gjeti golin në minutën e 75-të me anë të Erling Haaland, por VAR-i ia anuloi për pozitë jashtë lojë.
Megjithatë, City nuk u ndal dhe në minutën e pestë shtesë me anë të Haaland, i cili shënoi nga pika e bardhë golin e fitores 2-1.
Pas kësaj fitore, City kalon në vendin e parë me 32 pikë, ndërsa Fulhami zë pozitën e tetë me 19 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Qytetarët luajnë në shtëpi ndaj Brentfordit, teksa londinezët e presin Manchester Unitedin.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...