Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka uruar mirëseardhje mbrojtësve të rinj, Bujar Pllana dhe Stavro Pilo, me një video plot emocion.
Një video e veçantë nga Federata Shqiptare e Futbollit ka sjellë një moment të bukur për tifozët kuqezi, duke prezantuar dy prurjet më të reja të Kombëtares: Bujar Pllana dhe Stavro Pilo.
Pamjet janë të thjeshta, por me shumë domethënie. Një mirëseardhje zyrtare që shkon përtej formalitetit dhe përcjell ndjenjën e krenarisë për të veshur fanellën kuqezi. Dy futbollistët tashmë bëhen pjesë e një grupi që përfaqëson miliona shqiptarë.
“Mirë se vini Stavro Pilo & Bujar Pllana”, shkruan shkurtimisht në videon e postuar të FSHF-së.
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...