Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, ka dalë me një apel të rëndësishëm për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në Bratislavë për ndeshjen e radhës.
Në prag të kësaj sfide, që pritet të shënojë një tjetër kapitull të rëndësishëm për Kosovën, interesimi i madh i përkrahësve ka krijuar atmosferë entuziaste dhe mobilizim të jashtëzakonshëm.
Përmes një njoftimi zyrtar, “Dardanët” kanë bërë të ditur se kanë caktuar një vendtakim të përbashkët për të gjithë tifozët, pa dallim nëse janë anëtarë të grupit apo në cilin sektor të stadiumit kanë siguruar biletat.
Sipas njoftimit, tifozët do të mblidhen nga ora 14:00 deri në 17:45 në një pikë të caktuar në qendër të Bratislavës, me qëllim që të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrohet i bashkuar si grup.
“Të enjten jemi shpresëplotë se kapitulli i historisë së lavdishme do të nisë nga Bratislava për ekipin tonë dardan. Interesimi rrëqethës dhe marramendës për të marrë pjesë në këtë ndeshje na gëzon pa masë dhe bashkërisht, si ne në tribuna, ashtu edhe futbollistët në betejën e fushës së blertë, do të përpiqemi të dalim fitimtarë.”
“Si tifogrup, ju bëjmë me dije se kemi caktuar vendtakimin për të gjithë tifozët tanë, qofshin ata Dardanë të regjistruar, ata që kanë marrë bileta nga ne apo ata që kanë siguruar bileta në sektorë tjerë të stadiumit, pa dallim.”
“Me pak fjalë, ju lusim, në mënyrë që të shmangim ekspozime të tepërta dhe të panevojshme në kryeqytetin sllovak, që nga ora 14:00 deri në ora 17:45 të takohemi në lokacionin në fjalë:
“Gelato Point, Laurinská 780/2, 811 01 Starë Mesto, Sllovakia”
“Ju lutemi, ta shpërdani fjalën dhe të gjithë të vini në vendin e sipërpërmendur dhe kështu të qëndrojmë së bashku, të krijojmë atmosferë entuziaste dhe përkrahëse për djemtë tanë e më vonë, të marshojmë të gjithë së bashku drejt dyerve të stadiumit.”
“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit kosovar.”
“Besa-besë, si kaherë, ballëlartë e me betim me duar në zemër, për Kosovën, për Republikën si amanet i brezave që e ëndërruan dhe nuk arritën ta jetojnë”, shkruhet në njoftim.
Sllovakia dhe Kosova luajnë të enjten me fillim nga ora 20:45./Arbersh.info
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...