Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se ndërhyrja e NATO-s dëshmoi se siguria dhe mbrojtja e civilëve u vendos në qendër të vendimmarrjes kolektive.
“24 marsi 1999 përfaqëson momentin kyç në historinë e re të Kosovës dhe në artikulimin praktik të përgjegjësisë ndërkombëtare ndaj gjenocidit. Ndërhyrja e NATO-s dëshmoi se siguria dhe mbrojtja e civilëve u vendos në qendër të vendimmarrjes kolektive”, tha Rama.
“Për Kosovën, ky moment shënoi fillimin e lirisë dhe fillimin e një procesi të gjatë të konsolidimit institucional dhe të orientimit strategjik drejt integrimit euroatlantik. Në këtë datë shprehim mirënjohje të sinqertë për rolin e aleatëve tanë dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e Kosovës drejt çlirimit dhe ndërtimit të një shteti funksional dhe të integruar në strukturat ndërkombëtare”, tha Rama./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...