Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar që ndali masakrat dhe krimet sistematike të regjimit të Sllobodan Millosheviqit ndaj popullit shqiptar.
Hamza theksoi se më 24 mars 1999 “bota intervenoi për t’i ndalur masakrat”, ndërsa çdo vit kjo datë shërben për të nderuar heronjtë, dëshmorët dhe martirët e luftës, si dhe për të falënderuar të gjithë ata që qëndruan në anën e së vërtetës.
Ai rikujtoi gjithashtu bashkëpunimin mes NATO-s dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmendur figura kyçe të luftës si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët, sipas tij, ishin aleatë tokësorë të NATO-s.
“Bombardimet e NATO u koordinuan edhe me UÇK-në, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre, aleatët tokësorë të NATO-s, të cilët sot po gjykohen në Hagë dhe po trajtohen sikur kurrë të mos kishte ekzistuar arsyeja për ndërhyrjen e Aleancës Veriatlantike”, u shpreh Hamza.
Kreu i PDK-së theksoi se mirënjohja ndaj NATO-s mbetet e përjetshme, pasi ndërhyrja e saj vendosi fatin e Kosovës dhe hapi rrugën drejt lirisë.
Në përmbyllje, Hamza tha se rruga e Kosovës, nga 24 marsi 1999 e deri sot, mbetet e njëjtë: në anën e së vërtetës.
“Ne nuk harrojmë. Ne nderojmë. Dhe mbi të gjitha, vazhdojmë ta mbrojmë lirinë që u fitua me shumë sakrificë. NATO, faleminderit përjetësisht!”, përfundoi ai./Arbresh.info
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn