Julian Alvarez është një nga talentët më të mëdhenj të futbollit argjentinas. 21-vjeçari luan me ekipin e parë të River Plate prej vitit 2019 dhe deri tani ka shënuar 36 gola.
Shumë klube evropiane garojnë prej kohësh për shërbimet e lojtarit latin, por garën e ka fituar Manchester City. “90min” raporton se kampionët e Anglisë kanë arritur akordin me “Los Millonarios”.
Dy klubet kanë rënë dakord për një shumë rreth 20 milionë paund, me Alvarez që do të transferohet nën urdhërat e Pep Guardiolës për të provuar aventurën e parë në futbollin evropian.
Alvarez mund të luajnë në majë edhe në krahët e repartit ofensiv. Ai debutoi qershorin e vitit të kaluar në Kombëtaren e Argjentinës, fanellën e së cilës e ka veshur pesë herë deri tani.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...