Ballkani ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri të Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Suhareka ka arritur të marrë shërbimet e mesfushorit të talentuar Malsor Ajeti.
21-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Strugës.
Ajeti ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me klubin nga Suhareka, derisa tanimë është prezantuar me fanellën zyrtare të klubit.
Për Ajetin kjo është aventura e shtatë në karrierë, pasi ka dalë nga akademia e Prishtinës për të luajtur edhe te KF Hajvalia, Porto U19, Mannheim U19, KF Skënderbeu dhe KF Struga.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Të dashur tifozë
FC Ballkani njofton se mesfushori Malsor Ajeti është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!
Talenti 21-vjeçar, vjen te skuadra jonë pas një eksperience me ekipin e Strugës dhe bëhet në këtë mënyrë afrimi i tretë zyrtar, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare.
Ajeti ka provuar edhe klube me emër në Shqipëri e jo vetëm, teksa ka qenë pjesë e Skënderbeut, por ka luajtur edhe në Portugali me Porton U19 dhe Manheim U19 në Gjermani.
Klubi i Ballkanit i uron Ajetit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze.
Na priftë e mbara Suharekë
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën