“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arrijë Arsenali të shpallet kampion i Premier Leagues këtë sezon?

22:44 | 25 Dhjetor 2025
D.H

Arsenali vazhdon të mbajë një rekord jo fort të dëshiruar në kampionatin anglez. Historia ka treguar se sa herë që “Topçinjtë” e kanë mbyllur Krishtlindjen në krye të tabelës së Premierligës, në fund nuk kanë arritur të fitojnë titullin kampion.

Kjo situatë i ka ndodhur Arsenalit plot katër herë ndër vite. Rasti i parë ishte në sezonin 2002/03, kur londinezët udhëhoqën tabelën gjatë festave të fundvitit, por në fund titulli përfundoi në duart e Manchester United.

I njëjti skenar u përsërit edhe në sezonin 2007/08, ku Arsenali e mbylli kampionatin vetëm në vendin e tretë, ndërsa “Djajtë e Kuq” u shpallën kampionë.

Nën drejtimin e Mikel Artetës, Arsenali e ka përjetuar këtë situatë edhe dy herë të tjera. Në sezonet 2022/23 dhe 2023/24, “Topçinjtë” ishin liderë në ditën e Krishtlindjeve, por në të dyja rastet u parakaluan nga Manchester City, rivalët e tyre kryesorë për titull.

Veçanërisht në sezonin 2023/24, Arsenali kishte një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj Cityt në fund të dhjetorit, por në fund e mbylli kampionatin dy pikë pas skuadrës së Pep Guardiolës.

Tani mbetet të shihet nëse ky sezon do të thyejë më në fund këtë “mallkim” për Arsenalin dhe Artetën. Pas 17 xhirove të zhvilluara, londinezët kryesojnë tabelën e Premierligës me 39 pikë, dy më shumë se Manchester City./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale