Pasi zyrtarizuan Xhemajl Ibishin, Malisheva prezanton një tjetër futbollist, bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Omer Bajraktarin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai është 18-vjeçar dhe shquhet si një lojtar me talent të madh, ku si lojtar është formuar tek klubi i Llapit, ndërsa aktualisht është pjesë edhe e kombëtares së Kosovës U19.
Ky është futbollisti i dytë i zyrtarizuar brenda ditës.
Malisheva është duke e konsoliduar skuadrën për garat evropiane, ku do të luaj në rrethin e parë kualifikues të Conference Leagues.
Aty skuadra e Bekim Isufit do të përballet me Vikingurin e Islandës./Arbresh.info
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike