FC Malisheva ka filluar përgatitjet për edicionin e ri, duke marrë parasysh pjesëmarrjen në garat evropiane.
Gjatë ditës së sotme skuadra e Bekim Isufit ka luajtur një ndeshje miqësore me skuadrën bullgare CSKA 1948, shkruan Arbresh.info.
Klubi kosovar e fitoi pa ndonjë problem të madh këtë duke i mposhtur bullgarët me rezultat të thellë 5-1.
Golat për malishevasit i shënuan Vesel Limaj, Dren Kryeziu, Valmir Berisha, Xhemal Ibishi dhe Besnik Ferati.
Malisheva do t’i vazhdojë edhe për disa ditë përgatitjet në Bullgari, teksa ndeshjen e parë zyrtare për edicion e ri e luan ndaj Vikingurit, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës me datë 10 korrik./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...