Malisheva ka arritur të shënoj fitoren e radhës në Superligën e Kosovës, duke triumfuar 3-1 ndaj kampionit aktual Ballkanit.
Ndeshja nuk nisi mirë për vendasit pasi u përjashtua trajneri Bekim Isufi, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo fokusi i lojtarëve nuk humbi dhe në minutën e 23-të, Arlind Veliu shënoi pë Malishevën.
Ballkani nuk vonoi shumë dhe barazoi sfidën me golin e Geralb Smajlit në minutën e 37-të.
Malisheva gjeti sërish avantazhin në minutën e 70-të me golin e Drilon Hazrollajt.
Tre minuta para fundit, kampioni mbeti me një lojtarë më pak ku me karton të kuq u ndëshkua Karrica.
Goditjen e fundit Ballkanit ia dha Altin Aliu në minutat shtesë ku i siguroi skuadrës së tij tre pikëshin e radhës.
Pas kësaj fitore Malisheva ka 37 pikë aq sa ka edhe Ballkani dhe ndajnë pozitat dy dhe tre. Teksa lidere është Drita me 50 sosh./Arbresh.info
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...