Legjenda e Milanit dhe Itali, Paolo Maldini ka përzgjedhur dy mbrojtësit më të mirë në ditët e sotme.
Paolo Maldini i vlerëson Sergio Ramosin dhe Thiago Silvan si dy mbrojtësit më të mirë në botë.
Edhe pse ai pranon se përcjell pak ndeshjet e ligës së Francës, për Thiago Silvan mendon që është ende i njëjti futbollist si në kohën që luante me Milanin.
“Ramos është i mrekullueshëm, por ndonjëherë harron që të koncentrohet në mbrojtje. Megjithatë ai është një lojtar i madh, ka shumë shkathësi edhe në fazën e sulmit”, ka thënë Maldini.
“Më pëlqen edhe Thiago Silva edhe pse luan me PSG dhe unë nuk e përcjelli shumë kampionatin në Francë, por nga ajo që kam parë kur luante me Milanin e di çfarë vlerash ka”, ka shtuar ish-kapiteni i Rossonerëve./Arbresh.info/
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin