Natus Vincere ka arritur të siguroj play-offin e 18 në histori të Majorit nga 23 sa janë gjithsej përgjatë gjithë epokës së CS.
Në Majorin e Budapestit për CS2, organizata ukrainase me lojtarin shqiptar, Drin “Makazze” Shaqiri ka arritur të siguroj play-offin pas fitores (2:0) ndaj B8, shkruan Arbresh.info.
NAVI triumfoi bindshëm në “Ancient” me rezultat 13-4, ku më i dalluari në këtë map ishte “Makazze” me 17 eliminime.
Mapi tjetër ishte “De Train”, ku Drinit me shokë iu desh të “djersiten” pak më shumë, ku fitoren dhe kalimin tutje e arritën vetëm pas vazhdimeve, ku triumfuan (16:14).
Ky sukses është historik për Drin “Makazze” Shaqirin i cili bëhet shqiptari i parë që arrin në play-off të Majorit.
Më përpara në Major kanë luajtur edhe pesëshja historike e BNE, mirëpo asnjëherë nuk kishin arritur deri në këtë fazë.
Ndeshja e ardhshme e “makazzes” do të jetë ditën e enjte ose të premten, pasi ende nuk është përacktuar./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...