Majlinda Kelmendi shpallet “Qytetare me merita të veçanta”

11:41 | 13 Tetor 2021

Qeveria e Kosovës, sot ka miratuar një propozim nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, për të shpallur Majlinda Kelmendin, “Qytetare me merita të veçanta”.

Çeku gjatë mbledhje së Qeverisë, ka propozuar këtë pikë, duke shtuar se çdo muaj Kelmendi të shpërblehet më një shumë prej 1.321 euro në muaj.

“Majlinda Kelmendi me anë të xhudos u bë ikona e sportit kosovar dhe shembull i shoqërisë sonë për të thyer të gjitha tabutë. Ajo i ka dëshmuar rinisë sonë se kur punohet për një gjë suksesi është i paanshëm”.

“Ajo e ka përmbyllur karrierën dhe tani do të vazhdojë të jetë si trajnerë në Qendrën Nacionale të Xhudos në Kosovës. Ajo do të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kampionëve të Kosovë në sportin e xhudos. Si ministri propozojmë që Kelmendi të marrë statusin me merita veçanta, çdo muaj do të shpërblehet me 1,321.32 euro ekuivalente me pagën e një ministri” -ka thënë Çeku gjatë mbledhje së Qeverisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara