Hamdi Salihi, Andi Lila, Liridon Latifi dhe së fundmi Tefik Osmani. Këta janë disa nga futbollistët shqiptarë të cilët i ka marrë në dorë fizeo-terapeutja serbe Marijana, përcjellë Arbresh.info.
Ajo njihet për ‘magjitë’ e saj dhe shërimin para kohe të futbollistëve me medoatat e saj. Madje edhe yje botëror si Radamel Falcao e vizituan klinikën e saj.
Së fundmi ishte Osmani në duart e saj. “Në ndeshjen e fundit ndaj Luftëtarit, Tefik Osmani pësoi një tërheqje që e detyroi të linte fushën e lojës pa u mbyllur pjesa e parë. Pas konsultës me stafin mjekësor, ditën e djeshme Osmani ka udhëtuar drejt Beogradit, ku po riaftësohet te klinika e doktoreshës Marijana, tek e njëjta klinikë ku më parë janë trajtuar Hamdi Salihi dhe Liridon Latifi. Osmani pritet të jetë gati për trajnerin Daja para ndeshjes me Vllazninë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Skënderbeut. /Arbresh.info

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar