L’Équipe raporton se Lyon ka bërë një ofertë për mesfushorin sulmues të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, pasi Les Gones duket se do të përforcojë opsionet e tyre sulmuese.
Trajneri Peter Bosz vlerëson shkathtësinë e ish-lojtarit të Bayern Munich, me klubin që tani po rrit përpjekjet e tyre në orët e fundit për ta sjellë atë në Ligue 1.
Reprezentuesi zviceran është objektivi sulmues i Lyonit, me sulmuesin e Zenit Saint Petersburg, Sardar Azmoun, gjithashtu një nga prioritetet kryesore të Bosz.
Shaqiri, sipas L’Équipe, do të kishte një vlerë prej 5 deri në 7 milionë euro, edhe pse tarifa e përfshirë në ofertën që Lyon ka dorëzuar nuk është zbuluar ende.
Sidoqoftë, një transferim për mesfushorin – kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit të ardhshëm, do të vështirësohej nga paga e tij të larta.
29-vjeçari gjithashtu ka luajtur më parë për Stoke Cityn dhe Interin, para se të bashkohej me Liverpoolin në vitin 2018, dhe bëri paraqitje mbresëlënëse në Euro 2020, në të cilin ai shënoi tre gola dhe shkoi me Zvicrën deri në çerekfinale. /Telegrafi/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...