Google ADS

Lyon shkarkon Fabio Grosson, një kroat favorizohet për të marrë drejtimin e francezëve

18:14 | 30 Nëntor 2023
D.H

Lyoni vendosi të shkarkojë trajnerin Fabio Grosson pas rezultateve mjaft zhgënjyese, teksa fatale për teknikun italian ishte humbja e fundjavës ndaj Lille në shtëpi.

Lyon e ka bërë zyrtare lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale të klubit shkruan Arbresh.info.

Menjëherë pas shkarkimit të Grossos, Lyon ka filluar të mendojë për trajnerin e ardhshëm.

Bruno Genesio, Igor Tudor dhe Jorge Sampaoli janë trajnerët që po negociojnë me drejtuesit e Lyonit, të cilët në të vërtetë preferojnë më së shumti kroatin që sezonin e kaluar arriti rezultate mjafta të mira me Marseille.

Skuadra franceze ka bërë një ndër startet më të dobëta në histori, ku pas 12 ndeshjeve në Ligue 1, ka vetëm shtatë pike dhe ndodhet në pozitën e fundit në tabelë./Arbresh.info/