Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric nuk dëshiron të largohet në verë.
Kroati në kohën e fundit ishte i lidhur me largimin nga “Mbretërit” sepse kishte refuzuar ta rinovojë kontratën edhe për një vit, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti italian, Inter Milan ishte favoriti për transferimin e 34-vjeçarit, mirëpo sipas Diario AS, Modric ka refuzuar të largohet ngase dëshiron të jetë edhe për një sezon në “Santiago Bernabeu”.

Ish ylli i Tottenham dëshiron të qëndrojë edhe për një vit te Real-i, pastaj të transferohet në skuadrën e David Backham, Inter Miami.
Modric këtë sezon ka humbur pozitën në formacionin e parë, pas tetë viteve të suksesshme në klub.
Kroati ka bërë më shumë se 300 paraqitje duke fituar një La Liga dhe katër herë Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore