Edhe pse e nisën Kampionatit Evropianin me dy humbje, Sllovenia u këndell dhe në dy sfidat e fundit triumfoi falë super paraqitjeve të yllit të LA Lakers, Luka Doncic.
Sllovenët sot mposhtën Islandën me rezultat 87-79 për fitoren e dytë, e cila ua siguron play-offin e EuroBasketit, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari në këtë fitore si në çdo ndeshje tjetër ishte Luka Doncic, me 26 pikë shtatë kërcime e katër asistime.
Lojë të mirë bëri edhe Nikolic me 17 pikë.
Teksa për Islandën, Hermannsson ishte më i dalluari me 22 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.
Kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund aktualisht Sllovenia është e treta me gjashtë pikë, kurse Islanda është pa fitore pas katër ndeshjeve./Arbresh.info
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...