Flamuri shqiptar është ngritur sërish në krye të podiumit të lojërave mesdhetare Oran 2022, të cilat po mbahen në Algjeri.
Atletja Luiza Gega rrëmbeu medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke e dominuar atë totalisht.
Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.
Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.
Gjithashtu sot ka shkëlqyer edhe atleti Franko Burraj, i cili u kualifikua në finalen e 400 metrave.
Burraj gjithashtu vendosi rekord kombëtar në këtë disiplinë me kohën 46:2/arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...