Sulmuesi më i ri i Atletico Madrid-it, Luis Suarez kërkohej nga PSG-ja para se të transferohej të gjiganti spanjoll.
Uruguaiani ndryshoi skuadër muajin e kaluar duke kaluar të Atletico Madrid, pasi trajneri i klubit katalunas Ronald Koeman e njoftoi se nuk e ka në plane, transmeton portali arbresh.info.
Suarez ishte i lidhur me gjigantin italian Juventus, por Marca ka zbuluar se edhe trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel e donte në skuadër.

Pavarësisht që do ribashkohej me Neymar, Suarez vendosi të mos largohet nga Spanja duke iu bashkuar Atletico-s.
Sidoqoftë, PSG në ditën e fundit të afatit kalimtar realizoi transferimin e mesfushorit Rafinha për tre milionë euro./arbresh.info.
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...