Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka ndryshuar mendje dhe dëshiron t’i bashkohet Atletico Madrid-it.
Sipas Deportes Cuatro, dy palët, Atletico dhe Suarez duan marrëveshjen dhe gjiganti spanjoll nuk do të ndryshojë pagat e lojtarit, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se uruguaiani do qëndrimin në La Liga, ndërsa trajneri Diego Simeone, e sheh si zëvendësuesi adekuat i Diego Costa-s dhe Alvaro Morata-s.

Më herët Suarez ishte shumë afër kalimit të Juventus-it, por është lojtari shkaktar që ende s’është arritur marrëveshja.
Barcelona, nga ana tjetër ia ka bërë me dije se do t’ia ndërpres kontratën sepse nuk është në planet e Ronald Koeman-it.
Suarez për gjigantin spanjoll ka realizuar 197 gola në 283 paraqitje që nga viti 2014./arbresh.info.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër