Luis Suarez raportohet se është kundër kërkesës së Lionel Messit te Barcelona për të nënshkruar me një mbrojtës të ri të krahut të djathtë.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka shfrytëzuar mesfushorin Sergi Roberto si një mbrojtës të krahut të djathtë në një pjesë të madhe të sezonit ndërkohë që Nelson Semedo, i cili iu bashkua klubit nga Benfica verën e kaluar, ka dështuar për të impresionuar, transmeton portali arbresh.info.
Raportet në Spanjë sugjerojnë që Messi ka kërkuar nga drejtorët në Camp Nou për të përforcuar pozitën kur të rihapet merkato e transferimeve gjatë verës.
Barcelona ka qenë duke kërkuar transferimin e talentit të Real Soeciedadit, Alvaro Odriozola, por sipas ‘Don Balon’, Suarez nuk beson se klubi ka nevojë për një mbrojtës të krahut të djathtë.

Thuhet se reprezentuesi uruguaian është pjesë e një grupi të lojtarëve që janë të habitur me kërkesën e Messit. Ata besojnë që Roberto është duke bërë një punë të shkëlqyer pavarësisht se është duke luajtur jashtë pozitës së tij të preferuar, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta e lartpërmendur sugjeron që drejtorët e Barcelonës kanë refuzuar gjithashtu kërkesën e Messit dhe janë duke planifikuar të vazhdojnë me Roberton në krahun e majtë të mbrojtjes.
25-vjeçari vendosi për të ardhmen e tij në klub muajin e kaluar duke vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare./arbresh.info/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...