Sulmuesi i klasit botëror, Luis Suarez, mund të largohet nga Nou Camp në fund të këtij sezoni.
Ylli i Barcelonës, besohet se i ka treguar bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, se ka pranuar një ofertë nga ish klubi i tij, Ajax.
Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, ish sulmuesi i Liverpoolit ka pranuar një ofertë nga gjiganti holandez, Ajax, transmeton arbresh.info.

Në këtë raport thuhet se Suarez është duke e analizuar këtë ofertë, pasi mund të nënshkruajë edhe një kontratë të madhe në aspektin financiar.
Megjithatë, Messi i ka sygjeruar që ta refuzojë çdo largim të mundshëm nga Barcelona.
Suarez për Ajax kishte luajtur për tre vite, ku në 110 paraqitje kishte shënuar 81 gola.
30 vjeçari për gjigantin katalan deri më tani është paraqitur në 109 ndeshje dhe ka shënuar 49. /arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran