Ish-futbollist i Liverpoolit dhe aktualisht i Zeniti, Dajen Lovren e ka cilësuar si të dëmshme themelimin e Superligës Evropiane.
Tashëm Superliga Evropiane ka mësuar edhe 12 skuadra pjesëmarrëse që do të garojnë njëra me tjetrën.
Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY, shkruan IndeksOnline
Klube si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.
Kështu, Lovren tha se futbolli do të jetë afër kolapsit me krijimin e Superligës Evropiane, madje ai tutje vazhdoi se kjo krizë mund të kishte një zgjidhje tjetër.
“Futbolli do të jetë në të ardhmen e afërt në një prag të kolapsit të plotë. Askush nuk po mendon për diçka më të madhe, vetëm anën financiare. Unë ende besoj se mund ta zgjidhim këtë situatë të pakëndshme”, tha Lovren.
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...