Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, e ka marrë dhuratë nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, një fanellë me logon “100% Kosovë”.
Pas kapitenit dhe portierit të Kosovës, Samir Ujkanit, edhe një personalitet tjetër në botën e futbollit, Lorik Cana, është bërë pjesë e fushatës së Ramush Haradinajt.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, e publikoi së fundi një video në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku ai shihet i veshur me një fanellë me moton e fushatës së AAK-së .
https://www.facebook.com/lorikcana5/videos/491686054955079/?v=491686054955079
“Përshëndetje, jam këtu para jush me një dhuratë që e kam pranuar me shumë kënaqësi nga Ramush Haradinaj për të thënë se edhe unë jam 100% Kosovë”, thotë Cana në këtë video.
Përmes llogarisë së vet në Facebook, Haradinaj e falënderoi Canën për videon e tij.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partitë e tjera në Kosovë janë duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme, pas shpërndarjes së Kuvendit para disa ditësh. /Gazeta Express
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër