Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i ka shtruar drekë futbollistëve dhe stafit të Vëllaznimit të shtunën në kampin stërvitor dimëror të skuadrës gjakovare në Shqipëri.
Vëllaznimi, i cili bën gara në Ligën e Parë – nivelin e dytë të futbollit të Kosovës, i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror në fillim të këtij muaji dhe momentalisht është duke u stërvitor në Shqipëri, shkruan Gazeta Express.
Loriku e ka vizituar klubin kuqezi, president i së cilit është babait i tij, Agim Canës, dhe ka vendosur ta qerasë me një drekë në një restorant në Shqipëri.
Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, i cili synon ta rikthejë klubit nga Gjakova në elitën e futbollit kosovar, Superligë, e ka falënderuar ish-futbollistin e shumë skuadrave evropiane dhe Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Canën, për drekën.
Me synim për ta rikthyer Vëllaznimin në Superligë, Munishi e ka përforcuar skuadrën me disa futbollistë, përfshirë Samir Sahitin, Besmir Fetahun, Labinot Jetullahun, Agron Beqirin, Astrit Berishën dhe Granit Canën. /



Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...