Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në fushë pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në dhjetor ndaj Crystal Palace.
Ai iu nënshtrua një operacioni i cili po e mban akoma jashtë fushave të blerta, shkruan Arbresh.info.
Por trajneri e Arsenalit, Mikel Arteta konfirmon se anësori po bën “përparim shumë të mirë”.
“Ai po afrohet, po përparon… Të shohim se kur do të fillojmë ta hedhim me skuadrën, si do të reagojë dhe sa mund të bëhet shpejt në formë”, u shpreh ai.
Rikthimi i mundshëm i Sakas mund të ofrojë një nxitje të rëndësishme për skuadrën e Arsenalit, me ndeshjet e ardhshme kundër Fulham dhe Everton që i ofrojnë mundësi atij për të rifituar gjendjen e ndeshjes përpara ndeshjes me Real Madrid.
Real Madridi do të udhëtojë për t’u përballur me Arsenalin në ndeshjen e parë të çerekfinales më 8 prill.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më vonë në “Santiago Bernabeu”.
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...