Nikola Katić u bë hero në ndeshjen mes Schalke 04 dhe Arminia në Bundesliga 2, duke i shpëtuar jetën kundërshtarit Joel Grodowski pas një përplasjeje të ashpër me portierin Loris Karius.
Ish-portieri i Liverpoolit, gjatë një daljeje, goditi aksidentalisht me grusht sulmuesin, i cili humbi ndjenjat dhe ra në tokë, përcjell Arbresh.info.
Në ato momente paniku, Katić reagoi menjëherë, e ktheu Grodowskin në anë dhe i liroi rrugët e frymëmarrjes, duke parandaluar më të keqën.
Futbollisti u zgjua dhe u zëvendësua sipas protokollit për goditje në kokë.
Para se të largohej nga fusha, përqafoi me emocion Katić, por edhe portierin Karius.
Klubi i Arminias njoftoi më pas për gjendjen e futbolistit të tyre.
“Grodowski është mirë, falë reagimit të menjëhershëm të disa lojtarëve. Katić meriton falënderime dhe respekt”, shkruhet në njoftim.
Mbrojtësi 28-vjeçar tha: “Reagova instinktivisht, shëndeti vjen para gjithçkaje. Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli”.
Trajneri i Arminia Bielefeld, Mitch Kniat, konfirmoi se Grodowski duhej të zëvendësohej menjëherë, ndërsa tekniku i Schalke, Miron Muslić, e quajti reagimin e Katić “të shkëlqyer në një moment kaotik”.
Ndeshja mes Bielefeldit dhe Schalke 04 përfundoi 2-1 në të mirë të mysafirëve.
Schalkes #Katic reagiert blitzschnell, bringt Bielefelds #Grodowski, der nach einem Zusammenprall mit dem Torhüter bewusstlos am Boden liegt, in eine stabile Seitenlage und zieht ihm die Zunge aus dem Hals. pic.twitter.com/jJ1mV7ticS
— Paul Flocke (@FlockePaul) October 6, 2025
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit