Bota e futbollit është shokuar nga vdekja e hershme dhe e papritur e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.
31 vjeçari u gjet i vdekur në dhomën e tij në një hotel në Udine, në prag të ndeshjes Udinese – Fiorentina.
Rëndë vdekjen e Astorit e ka përjetuar edhe Carlos Sanchez, lojtari i Espanyolit.
Marca raporton se Carlos Sanchez, shoku i Davide Astori, që dikur kanë luajtur së bashku te Fiorentina, tani lojtar i Espanyol , e ka përjetuar rëndë vdekjen e mbrojtësit italian.
Sanchez ka rënë në tokë pa ndjenja në momentin që e ka kuptuar lajmin e hidhur për vdekjen e Astorit. E gjithë kjo ka ndodhur me të përfunduar ndeshja e luajtur në mesditë mes Levantes dhe Espanyolit.
“U munduam ta bëjmë të ndihet mirë, është e pamundur, nuk mund të bëjmë asgjë, veçse ta ngushëllojmë”, tha kapiteni i Espanyolit, Víctor Sánchez. “Ai është shumë i prekur, gjë që është normale”, tha Leo Baptistao./Lajmi.net/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...