Largime të papritura ndodhën tek Ballkani i Suharekës.
Durim Gashi e Egzon Shabani nuk kanë më pjesë e klubit portokalli, duke u larguar papritmas.
Gazeta Olle mëson se të dy lojtarët kishin biseduar me trajnerin Bylbyl Sokoli, momentalisht pa skuadër, tek i cili kishin dhënë informata për klubin.
Kjo duket se nuk i ka pëlqyer trajnerit të Ballkanit, Sami Sermaxhaj, i cili nuk ka dashur të flasë nëse Sokoli ishte i përfshirë në bisedat me lojtarët, por që ka pranuar se ish-futbollistët e tij shkelën Kodin e Mirësjelljes.
“Kemi filluar përgatitjet të cilat mirë po shkojnë. Ka lojtarë të liruar, ndërsa po punojmë të afrojmë lojtarë kualitativ. Kryesia ka mbajtur mbledhje dhe ka vendosur t’i lirojë ata lojtarë. Arsyeja është shkelja e Kodit të Mirësjelljes”, ka qenë përgjigjja e Sermaxhat për Gazetën Olle.
Durim Gashi kishte deklaruar se arsyeja e largimit të tij është trajneri Sami Sermaxhaj.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...