Lojtarët e Bayern Munich kanë kërkuar nga klubi që të kompletojnë transferimin e mesfushorit Philippe Coutinho.
Ish ylli i Liverpoolit është huazuar nga Bayern me mundësi blerje në fund të sezonit nga Barcelona për 120 milionë euro.
Braziliani ishte i mrekullueshëm në ndeshjen e kaluar ndaj Werder Bremen, ndeshje në të cilën shënoi hat-trick dhe bëri dy asistime.
Mbrojtësi i gjigantit gjerman, David Alaba ka thënë se klubi duhet të kompletojë transferimin e lojtarit në fjalë.
“Nëse e keni parë ndeshjen duhet ta kuptoni që duhet ta blejmë”
I këtij mendimi është edhe sulmuesi Robert Lewandowski, i cili ka thënë se klubi ka nevojë të për lojtarët e tillë.

“Kemi nevojë për këtë tip të lojtarëve. Jam shumë i lumtur që ka treguar se çfarë është i aftë të bëj”
Coutinho këtë sezon për “Bavarezët” ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në të gjitha garat./arbresh.info.
“Gjakatari është fshirë nga faqja e historisë”, ...
SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sul...
Kush ishte Khamenei, lideri suprem dhe shpirtëror i Iranit?
Gazetari i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep l...
Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Khamenei është vrarë – ko...