Unai Emery iu ka kërkuar lojtarëve të Arsenalit të votojnë për ta zgjedhur kapitenin e parapëlqyer, shiritin e të cilit e ka mbajtur Granit Xhaka deri tani këtë sezon.
Trajneri spanjoll, që e mori drejtimin e Arsenalit në verën e vitit 2018, i kishte përzgjedhur pesë futbollistë për shiritin e kapitenit, por shumica prej tyre nuk janë më pjesë e klubit, pasi Laurent Koscielny, Petr Cech dhe Aaron Ramsey janë larguar tashmë gjatë verës.
Granit Xhaka – mesfushori nga Kosova i Kombëtares së Zvicrës – e ka mbartur shiritin e kapitenit për “Topçinjtë” deri tani këtë sezon në Premierligë, por ende nuk e ka dëshmuar veten në këtë rol, pasi edhe tifozët e vet e fishkëllyen gjatë fitores së Arsenalit kundër Aston Villas në fundjavë.
Ndërsa, i pesti në listën e kapitenëve të Emery, Mesut Ozil, është ende pjesë e klubit por jo titullar i rregullt.
Mbrojtësi Rob Holding, i cili e mori shiritin e kapitenit pasi Ozil u zëvendësua në fitoren e Arsenalit 5:0 kundër Nottingham Forest në Carabao Cup, ka zbuluar se Emery e ka hedhur në votim shiritin e kapitenit.
“Atij i pëlqejnë pesë kapitenët e tij. Votuam javën e kaluar, prandaj do ta shohim se çfarë ndodh dhe kush emërohet kapiten”, zbuloi Holding.
“Ne i shkruam emrat në letër dhe ia dorëzuam trajnerit”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...