Azdren Llullaku është një nga lojtarët e kombëtares që është pa ekip për momentin dhe ka disa oferta.
Në Turqi dhe Arabi e duan sulmuesin dhe këtë ai e ka zbuluar që pas largimit nga Astana. Gjithsesi ende nuk ka vendosur, pasi kërkon një ekip ku të luajë.
Kjo është e rëndësishme për të, në mënyrë që të mos mbetet jashtë kombëtares.
Gaz Metani është një nga klubet e interesuara për shërbimet e tija dhe në Rumani raportojnë se ka tratativa për t’u bërë një lëvizje e tillë.
Skuadra rumune ka nevojë për përforcime, për shkak se është në vështirësi dhe mund të bjerë nga kategoria.
Eksperienca e fundit e Llullakut te Gaz Metani ka qenë mjaft e mirë, me 16 gola të realizuar në gjysmë sezoni dhe një rikthim i tij nuk përjashtohet si mundësi. /Sportal.al
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...