KF Llapi ka bërë një goditje të rëndësishme në afatin kalimtar të verës, duke zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Kushtrim Shabani në radhët e veta.
Futbollisti 28-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin bardhekaltër, e cila do ta mbajë të lidhur me skuadrën e Podujevës deri në qershor të vitit 2027.
Pas dy edicioneve të kaluara tek SC Gjilani, Shabani kthehet në shtëpinë e tij, aty ku u rrit si futbollist dhe ku ka qenë një nga figurat kryesore në sukseset e klubit në vitet e fundit.
Deri në këto momente Llapi është skuadra më aktive në merkaton e Superligës së Kosovës, duke afruar e larguar lojtarë, pas një sezoni larg pritshmërive që pati.
Kujtojmë se llapjanët mbijetesën e siguruan vetëm pas ndeshjes së barazhit me Vushtrrinë./Arbresh.info
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...