Llapi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri disa ditë më parë dhe tani po mendon vetëm të përforcojë skuadrën për edicionin e ri.
Skuadra e Tahir Batatinës po vazhdon të jetë aktive në merkato, shkruan Arbresh.info.
Së fundmi ata transferuan futbollistin nga Shqipëria, Xhels Rushiti. Lajmi u bë i ditur nga vetë Llapi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai është 22-vjeçar dhe vjen nga radhët e KF Vora, klub me të cilin u shpall kampion në Kategorinë e Parë në Shqipëri dhe u inkuadrua në Kategorinë Superiore.
Për Rushitin, eksperienca me Llapin do të jetë e para në Kosovë, pasi që më parë ka luajtur edhe për kategoritë e reja të Internacional Tirana dhe Partizanit.
Rushiti luan si sulmues dhe tashmë është bashkangjitur me skuadrën për vazhdimin e përgatitjeve për edicionin e ri./Arbresh.info
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit