Llapi ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me sulmuesin ganez Abedel Latif Amadu.
Amadu u prezantua nga klubi i Podujevës në Antali të Turqisë, ku skuadra e Tahir Batatinës po qëndron për t’u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit në Superligë.
Llapi njoftoi se Amadu iu bashkua skuadrës në stërvitje, pasi e përmbylli marrëveshjen njëvjeçare me klubin.
“28-vjeçari i lindur më 20 gusht 1993 në Acora të Ghanës dhe i gjatë 190 cm ka bërë karrierë në këto skuadra: Berekum Chelsea FC (Ghanë), Asante Kotoko SC (Ghanë), Dynamo Brest (Bjellorusi), KF Teuta (Shqipëri), SC Kfar Qasem (Izrael), Al-Khaalej (Arabi Saudite) dhe Al-Ansar (Arabi Saudite)”, thuhet në një njoftim të Llapit.
Llapi pati një pjesë të mirë të sezonit 2021/22, duke i mbledhur 29 pikë nga 18 ndeshje, gjashtë më pak se liderja Gjilani dhe katër më pak se zona e Evropës.
Batatina synon që ta vazhdojë ecurinë e mirë edhe në pjesën e mbetur të sezonit për ta çuar klubin përpara.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...