Lulzim Peci ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e sotme ndaj Ferizajt e luajtur në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.
Peci u lëndua pas një një goditje të rrezikshme me dorë të hapur nga futbollisti i Ferizajt, Abdeen Abdul, shkruan Arbresh.info.
Pas kësaj ai u detyrua ta lë fushën e lojës ndërsa Llapi disa minuta më parë doli me njoftim në rrjetin social Facebook, për gjendjen e lojtarit.
“Si pasojë e goditjes, Peci ka pësuar gjakderdhje dhe komplikime, çka ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të stafit mjekësor. Pas përfundimit të ndeshjes, ai është transportuar me autoambulancë drejt QKUK-së, ku ka kryer ekzaminime të detajuara, përfshirë CT të kokës”, shkruhet në njoftimin e Llapit.
“Gjendja e futbollistit është aktualisht stabile, ndërsa pranë tij po qëndrojnë anëtarët e klubit, stafi mjekësor dhe bashkëlojtarët”, thuhet më tej në njoftim.
Peci fitoi penalltinë që në gol e shfrytëzoi Ardit Tahiri. Ndeshja u mbyll 1-1./Arbresh.info
Sulmi izraelit vret shefin e inteligjencës së forcave të arm...
Irani nis fazën e katërt të operacionit kundër Izraelit
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për b...
Seb Ponari përfundon udhëtimin me vrap nga Anglia në Shqipër...
Diçka që nuk është parë më herët, Barcelona bën një ‘kërkesë...
Ushtria izraelite kryen sulme ndaj objektivave ushtarake në ...