Alejandro Gomez, është cak i disa skuadrave evropiane gjatë janarit.
Sipas Tuttosport, për ‘Papu’ ka shfaqur interesim edhe gjiganti anglez, Liverpool.
Argjentinasi do të mbushë 30 vjet në muajin e ardhshëm, ai është në formë jetësore, duke u ftuar kështu nga Argjentina dhe në katër paraqitje ka shënuar një gol.
Ai ka qenë vendimtar për suksesin e Atalantas në 18 muajt e fundit, duke përfunduar kështu zikaltrit në vendin e katër në sezonin e kaluar.
Papu deri më tani ka shënuar shtatë gola për skuadrën italiane.
Përfshirë ata në fitoren 5-1 ndaj Evertonit në Goodison Park, gjë që ia ka tërhekur vëmendjen Liverpoolit. /arbresh.info/
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...